
- Cfare eshte Web Day?
Web Day është një ditë e vecante e vitit gjatë së ciles diskutohet gjithcka mbi internetin e parë në këndveshtrimin e zhvilluesve të tij por edhe të përdoruesve.
Ky takim organizohet në datën 26 Qershor 2010 me qëllim që zhvilluesit e internetit të bashkepunojnë, të shkembejnë ide dhe përvoje. Këta të fundit (programuesit dhe 'webmasterat') duke krijuar një afrimitet të këtij niveli me njëri-tjetrin por edhe me shfrytëzuesit e produkteve të tyre kanë mundësi shumë më të mëdha për të ndryshuar në favor të kërkesave të tregut duke rritur në këtë mënyre cilësin e shërbimit.
Përdoruesit e internetit duke qënë pjesë të këtij organizimi arrijnë të kuptojnë sesi funksionon gjithcka në prapaskenë por edhe mund të fitojnë përvoje për të ardhmen nësë duan të jenë krijuesit e ardhshëm...
Universiteti Planetar i Tiranës na ka vënë në dispozicion sallën e konferencave dhe ambjentet e tij për zhvillimin e kësaj konference. Përkohësishtë jemi duke punuar me programin dhe të gjithë ata që kanë aplikuar për të qënë pjesmarrës do të njoftohen me e-mail për zhvillimet e reja.
Janë të lutur të gjithë pjesemarrësit e konfirmuar dhe që kanë deshirë të thonë një fjalë të shkurtër në takim të dërgojnë brenda datës 15 Qershor 2010 një kopje të fjalës së tyre në mënyrë që të kemi mundësinë të përgatisim nga një kopje të printuar për t'ia bashkangjitur programit të takimit.Për të kryer aplikimin për të qënë pjesë e Webmaster Day Tiranë ju lutem klikoni këtu




